Rreth Nesh

Një guidë kirugjikale ndihmon dentistët të vendosin implantet dentare në një
mënyrë efikase dhe të sigurt,në pozicionin ideal duke u nisur nga pjesa
protetike. Këto guida janë zhvilluar nga softueri i imazheve që krijon një plan
pune, që synon të krijojë një proces të implantit dentar si imazhe 3D.
Një dilemë me të cilën përballet çdo kirurg i implanteve është zgjedhja për të
vendosur implantet me dorë të lirë ose me ndihmën e një guide kirurgjikale.
Përdorimi i guidave kirurgjikale mund të jetë një metodë për ndërtimin e
besimit dhe të parashikueshmërisë për vendosjen e implantit.Guida ndihmon
praktikuesin në shmangien e dëmtimit të strukturave anatomike, si dhe
kufizimin e mbytjes dhe dehiscencës së kreshtës alveolare në vendet e
mundshme të implantimit.

Play Video

Guida Kirurgjikale

Procesi fillon me planifikimin e pozicionit të implantit të vendosur nga protetika. 

Modeli i punuar nga Doktori kalon në printim 3D për të përfituar guidën kirurgjikale të secilit pacient.